Për të arritur këtu

Nga Kosova

Mund të arrini në Prizren nga secili qytet kryesor i Kosovës më së shumti për 2 orë e gjysmë.
Nga Prishtina autobusët qarkullojnë cdo 30 minuta prej orës 7.00 deri në ora 18.00 dhe anasjelltas. (bileta 3-4 euro një drejtim)

Nga qytetet tjera Gjakovë, Pejë autobusët për në Prizren qarkullojnë cdo 40 apo 60 minuta deri në ora 17.00. (cmimi nga Gjakova 2 euro një drejtim nga Peja 3-4 euro)

Nga Ferizaji duhet të udhëtohet për në Shtime nga ku mund të hypet në autobusat që qarkullojnë Prishtinë-Prizren. (cmimi 4-5 euro një drejtim)

Nga Mitrovica duhet të udhëtoni në Prishtinë dhe pastaj në Prizren. (cmimi 5-6 euro një drejtim)

Mysafirët jashtë Kosovës

Nga aeroporti i Prishtinës mund të merrni një taksi deri në stacionin e autobusëve të Prishtinës  (15-20 euro). Nga Prishtina autobusët qarkullojnë cdo 30 minuta prej orës 7.00 deri në ora 18.00 dhe anasjelltas. (bileta 3-4 euro një drejtim)

Nga aeroporti i Shkupit mund të merrni një taksi deri në stacionin e autobusëve të Shkupit (10-15 euro). Nga Shkupi mund të hypni në cdo autobus që qarkullon në drejtim të Kosovës dhe secili autobus kalon nga Ferizaji (shih më lart udhëtimin nga Ferizaji).

Votimi pėrmes IPKO-s