Vendet për tu vizituar
Sheshi i Shatërvanit qëndron në mes të dy kinemave të Dokufestit Lumbardhi dhe Nënkalaja. është vendi ku gjinden shumica e restoraneve dhe lokaleve të tjera.


Kalaja daton nga periudha Romake. Ju mund të ecni në kalanë e qytetit për 15 minuta nga qendra e qytetit. Kalaja ju ofron një pamje të mrekullueshme të qytetit.



Hamami i Prizrenit është monument i periudhës së hershme Otomane, i cili në veti kombinon traditat lokale. është e ndërtuar në zemër të qytetit më 1563 nga Gazi Mehmet Pasha, paralel me xhaminë të ndërtuar pranë saj. Hamami përbëhet prej 2 kubeve të mëdhaja dhe 9 kubeve të vogla dhe është e ndarë në pjesën për mashkuj dhe femra. Si njëri prej hamameve më të ruajtura në Evropën Juglindore, ai i gërsheton në veti vlera arkitekturale, historike, kulturore dhe sociale. E integruar për shekuj në jetën e qytetarëve, ai u shëndrua në simbol të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të Prizrenit dhe regjionit.

Ndërtesa ka funkcionuar si hamam deri më 1944. Më tej është përdorur për prodhimin e djathit, si depo dhe më vonë hyrja është përdorur për ngjarje kulturore. Në mbrojtje të shtetit prej 1954, hamami është riparuar dhe mirëmbajtur deri më 1981, prej kur është lënë në mëshirë të kohës. Pas intervenimit të NATO-s në Kosovë më 1999, janë ndërmarë disa akcione të kufizuara në mbrojten e monumentit.
Kisha Katolike Gjindet në maje të rrugës së Shatërvanit.
Xhamia e Bajralkisë e ndërtuar në shekullin e 14 nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, gjindet në rrugicën e majtë përballë Hamait. Xhamia e Bajraklisë daton nga 1556 dhe ndoshta është një nga xhamitë më të bukura në Prizren me ornamente nga druri i punuar dhe të detajizuar më piktura bardhë e kaltër.
Xhamia e Sofi Sinan Pashës Xhamia e Sinan Pashës është një nga monumentet më të rëndësishme nga okupimi ottoman në këto territore. Sipas mbishkrimeve në brendi të xhamisë, Sofi Sinan Pasha e ndërtoi xhaminë për qytetarët e tij, në vitin e hixhrit 1024 (1615). Xhamia është ndërtuar me mure me trashësi prej 2 metrave dhe përmban më shumë se 50 dritare dhe minarja e saj është më e larta në qytet. Xhamia është shumë e pasur me ornamente me shumë ngjyra dhe forma. Brendia e xhamisë është e dekoruar me arabeska dhe dekorime tjera të florës dhe faunës me stilin barok. Janë dy shtresa të pikturave në brendi, një shtresë që daton nga periudha kur është ndërtuar xhamia shekulli 17 dhe e dyta nga shekulli 19. Xhamia gjithashtu ka pasur një madras dhe një library me shumë libra me përmbajtje të ndryshme.
Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit një kompleks i vjetër ku organizata politike shqiptare është themeluar më 10 qershor 1878 në Prizren. Lidhja Shqiptare e Prizrenit zyrtarisht fillon me tubimin e 300 përfaqëseve të të gjitha krahinave shqiptare. Në takim kishte edhe boshnjakë nga Bosnja dhe Sanxhaku. Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet otoman të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit, dhe Janinës. Lidhja ishte përpjeka e a parë e madhe për të krijuar një regjion të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë.
Marashi mund ta gjeni nëse e përcjellni anën e djathtë të lumit. Nëse shkoni në kampin e Dokufesin do të kaloni nëpër Marash. Ky është vendi ideal për vrapim sepse do të magjepseni me natyrën. Ku ju dërgon ky shteg është befasi vetëm përjellni shtegun e bardhë.










