Lajmet

18 maj 2010

Video një minutëshe të juniorëve

Sektori i Dokufest-it për filma dhe aktivitete të fëmijëve DokuKids, në bashkëpunim me UNICEF-in, ndërmjet datave 26 prill dhe 30 prill 2010 kanë organizuar video punëtorinë  “One Minute Junior”. Punëtoria është mbajtur në hotelin ”Palace” në Mitrovicë. 
Fëmijët nga qytete të ndryshme të Kosovës janë mbledhur në Mitrovicë dhe gjatë këtyre katër ditëve të punëtorisë i kanë shkrirë imagjinatat e tyre kreative në krijimin e videove një minutëshe.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte ofrimi i mundësisë që fëmijët t’i shprehnin pikëpamjet e tyre përmes video produksionit. Punëtoria u udhëhoq nga konsulentë  të UNICEF-it, të cilët kanë përvojë dhe janë të specializuar për të punuar me fëmijë. Punëtori të ngjashme organizohen anekënd botës dhe shërbejnë për  promovim të paqes, tolerancës dhe të të drejtave të fëmijëve.

Si rezultat i punës intensive gjatë punëtorisë One Minute JR, fëmijët krijuan 14 video një minutëshe që i shprehin brengat, shqëtësimet ëndrrat dhe krenarinë e tyre. 
 






Videot tjera mund t’i shihni në linkun:

http://www.unicef.de/blog/2010/05/12/
Votimi pėrmes IPKO-s