RETROSPEKTIVA E ELIMIR ILNIK-ut

Veçanti e Dokufest-it të sivjetëm do të jetë retrospektiva e filmbërësit të njohur të Jugosllavisë, elimir ilnik.
11 filma duke i përfshirë këtu dokumentarët e shkurtër të karierës së tij të hershme, pjesën e parë të Trilogjisë Kenedi Kenedi kthehet në shtëpi si dhe filmin e fundit Shkolla e vjetër e Kapitalizmit do të shfaqen si pjesë të retrospektivës së dedikuar këtij mjeshtri të filmit.
elimir ilnik, i lindur më 1942, i shkolluar për jurist, është me të vërtetë unik dhe ndoshta njëri nga filmbërësit më të rëndësishëm që kanë dalur nga Jugosllavia. Filmat e tij gjithnjë politikisht të vetëdijshëm, shoqërisht të angazhuar, të mprehtë dhe vizuelisht ekspresiv kanë nxitur shumë kritikë dhe i kanë hapur ilnik ut mjaft probleme dhe përballje me forma të ndryshme të cenzurës si në vend ashtu edhe jashtë vendit.
Ai fillimisht ra në sy në Jugosllavi në mes të viteve të gjashtëdhjeta me një seri të dokumentarëve të shkurtër të cilët ofronin një vështrim të pazbrapsur dhe natyralist mbi jetën e përditshme në ambientet rurale dhe gjysmë-urbane, gjë kjo e paparamendueshme përballë principeve vetë-glorifikuese të socializmit të cilat atëbotë aplikoheshin në arte e veçanërisht në kinema.
Ngritja e ilnik-ut në skenën ndërkombëtare vjen me filmin e gjatë debutues Rani Radovi (Veprat e Hershme, 1969) i cili u shpërblye me çmimin prestigjioz Ariu i Artë për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit në Berlin. Ai është cilësuar si një nga paraardhësit dhe krijuesit e lëvizjes dikur famëkeqe e sot të famshme të quajtur Vala e Zezë e cila prodhoi disa nga shembujt më të përsosur të kinemasë Jugosllave.
Trilogjia Kenedi është ndoshta një ndër të arriturat më të rëndësishme dhe më intime kinematografike të ilnik-ut.
Një grumbull Jugosllavësh të cilët e lëshuan vendin e tyre të shkapërderdhur në vitet e nëntëdhjeta dhe i kaluan rreth dhjetë vite në Evropën Perëndimore si refugjatë ose në azil.
Në gjysmën e dytë të vitit 2002, duke besuar se më nuk ka arsye që këta njerëz të qëndrojnë jashtë vendit të tyre, Unioni Europian nis ti kthejë ata në Sërbi. Ndër ta shumica janë romë.
Familje të tëra deportoheshin brenda natës, pa marrë parasysh faktin se shumica e fëmijëve kishin lindur në perëndim, tanimë ishin integruar tërësisht në këtë ambient të ri dhe i flisnin gjuhët e këtyre vendeve më mirë se gjuhën e vet amëtare.
Protagonistët kryesorë të këtij tregimi johuman janë Kenedi Hasani një endacak i këndshëm, mendjemprehtë, i shkathët dhe pothuajse patologjikisht optimist dhe shoku i tij dukshëm më i kultivuar dhe më i edukuar i cili e ka kaluar tërë jetën në Gjermani dhe tani është i detyruar që të rrëmojë nëpër qytetet baraka të Sërbisë në kërkim të prindërve të tij.










