Lajmet

11 gusht 2008

Përfundoi edicioni i 7të i Dokufestit


Si çdo gjë tjetër e mirë që kryhet shpejtë ashtu edhe “Dokufest” përfundoi. Edicioni i shtatë është mbyllur të dielën mbrëma me ceremoninë e shpalljes së fituesve në tetë kategori.
Shpërblimi për dokumentarin më të mirë të gjatë ti takoj filmit izraelit “To see if I’m smiling”, të autores Tamar Yarom. Kjo e fundit ka përsëritur suksesin e bashkëkombësit Ido Haar, i cili vitin e kaluar e kishte fituar po të njëjtin çmim me filmin “9 Star Hotel”. Filmi më i mirë i shkurtër është shpallur “2 Birds”, i regjisorit islandez Runar Rúnarsson. Dokumentari më i mirë i shkurtër është shpallur “The First Day”, i autorit Marcin Sauter. Në garën ballkanike çmimin e ka marrë Namik Kabil me dokumentarin “Interrogation”, ndërkohë që në garën kombëtare është shpërblyer filmi “OK” i Blerta Zeqirit. Ndërsa çmimi për të Drejtat e Njeriut i ka takuar “Upstream Battle”, të regjisorit Ben Kampas, derisa shikuesit me votat e tyre janë përcaktuar për filmin e Shota Bukoshit “Dy rrëfime dashurie”. Në garën e fëmijëve dhe të rinjve “Dokukids”, froni i ka takuar filmit “52 Percent”, të regjisorit Rafal Skalski.
Këto filma janë përzgjedhur si më të suksesshëm në garën konkurruese që bashkë me programet speciale kanë arritur shifrën rekord prej 139 filmash të projektuar. Në përfundim të edicionit të shtatë organizatorët e kanë vlerësuar atë si më të suksesshmin në shumë aspekte.
 

 

Votimi pėrmes IPKO-s