DOKUPHOTO PËR PAVARËSINË

Të shtunën me 1 Gusht, në ora 21:00, nën qiellin e hapur të Kinemasë Lumbardhi, DokuPhoto ekspozon punimet e 12 fotografëve kosovarë.
Tema e edicionit të shtatë të DokuPhotos është Dita e Pavarësisë. Fotografitë e prezantuara në formë të slideshow-it janë realizuar me 17 Shkurt 2008, me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Fotografët pjesëmarrës janë: Atdhe Mulla, Visar Kryeziu, Samir Karahoda, Veton Nurkollari, Baris Karamuco, Edis Potori, Ermal Meta, Fisnik Dobreci, Astrit Ibrahimi, Petrit Rahmani, Kushtrim Trnava dhe Armend Nimani.










