DokuKids

DokuKids i ka katër vjet. Ka lindë si njëfar kryengritje ndaj mungesës së hapsinës ku fëmitë e teenejgjerat munden me dal menc prej lezetit, mi kallxu dëshirat e tyne, mi zhvillu talentet edhe mi prezantu copat e vocra të imagjinatës së tyne, të kompresume në formate të ndryshme mediale.. Gjatë tri vjetëve të kalume Dokukid ka pasë paraqitje modeste dhe program të shkurtë.
Ajo që Kids’i i sivjetëm ka trashëgu nga vjetët e kalume asht dashnia për me ndodh ky festival.
Përvec fëmijëve, DokuKids me tanë programin e vet i tërheq edhe plot të rritun të cilët e kanë prioritet të jetës me mbetë fëmijë.

Programi i festivalit adreson fëmijët dhe teenejxherat deri në moshën 17 vjecare.
Përvec  filmave të shkurtër e dokumentar që marrin pjesë në garën ‘DokuKids’,  nga viti i kalum Doku ka lansu edhe Garën 'Sorra". 'Sorra' wshtw vendi ku fëmijët dhe teenejgjerat garojnë me videot e tyne të prodhuara nga telefonat e thjeshtë mobil deri te videot dhe animacionet e zhanreve të ndryshme.

Sorra bashkë me tanë Projektin DokuKids janë mundësu nga fuzionimi i dëshirave edhe vizioneve të lezetshme të DokuFestit dhe miqëve besnikë.
 Doku sivjet ec ma shpejt me shkollat e shpejta për Vizatim të Stripave, Animim e Stop - Motion.
 Doku asht vend ku ndizen dritat dhe imagjinata funksionon përnime, në tana format e saj.  E tanë filozofia mbas Doku ka bazë edukative, argëtuese dhe intriguese.
Programi DokuKids është i vetmi program për fëmijë e të ri i zhvillum krejt natyrshëm nga Festivali Internacional i Filmit  Dokufest pjesë e të cilit vazhdon të jetë.
 Doku asht Punk, e Punk’i asht LaraLara ?
 
Rina Meta DokuKids
Votimi pėrmes IPKO-s