Programi
DOkupinki i tretë do të nisë të shtunën me 9 gusht, në orë 12.00 në Shtëpinë e Kulturës. Lezetit do ti paraprijë shfaqja e tre filmave të mrekullueshëm fitues të viti të kalum. Mbas duratroktijeve të gjata, situata do të nxehet.. Programi filmave konkurrues për garën Dokukid fillon, e bashkë me të edhe stresi dhe dilemat e ambla të jurisë profesionale të teenejxherave kosovar të cilët do të vendosin për filmin e tyne të preferum.Mbas filmave në garë, do të dalim te tanë bashkë me festu, mi taku miqtë tanë zhonglera edhe me u fresku pak me frigoriferin e pashterrshëm të Tango Kidit.
Dita e dytë, e diele, dita e madhe e tanë Festivalit, për neve Pinkave do të fillojë në orën 4.00 mbasdite me nji koktel plot ambëlsina e dashni. Filmat e përzgjedhun për garën Sorra PINK do të shfaqen menjëhere pas ambëlsinave, kjo për me e ambëlsu komplet situatën.
Loca dhe Petriti do ta kenë një gjysmë ore për të zgjedhë filmat fitues, e në këtë kohë zhonglerat do të performojnë muzikën dhe ekzibicionet e tyne. Në një çoshe, aty afër, do të mund ti gjeni librat shkencor dhe përrallat e famshme. Ndërsa Arita e lezetçme do të jetë e gatshme ti provojë aftësitë tuaja shijuese në lojën e famshme te shqisave..
Tanë kjo mesele do të filmohet për një dokumentar të shashtrisun histerie e lezeti, nga Edona e vocër. Ora gjashtë do të na gjejë të gjithëve në stres. Juria e teenejgjerave do ti bëjë të ditun filmat fitues në garën DOKUKID, e Juria PINK do ti ndajë tri kamerat digjitale për çmimin SOrra Pink dhe dy Cmimet tjera Tango is for Two.
Me faqe të skuquna, shpërblime ne dorë, gzim e hare në zemër, lezeti do të vazhdojë në Kino Lumbardhi ku të rritunit do ti ndajnë mes vete Shpërblimet e tyne, veçse atje për dallim nga Shtëpia jonë e Kulturës, do të mbretnojë qetësia dhe inati aty-këtu..
Mezi po presim,
DokuPINKat
Për ma shumë informata, priteni katalogun Pink.










