Aktivitete

1. Sorra PINK

“Sorra Pink” është gara e re në programin PINk.  Sorra mbështetë tana videot e fëmijëve dhe teenejxherave të gjata deri në 3minuta e të punume me tana teknologjitë që ka njoftë bota deri sot.
Pink Video Materialet mund  të përmbajnë gjithcka që nuk ofendon qenjet e gjalla që jetojnë në Tokë.

2. Pinkphoto

Workshopi i fotografisë për teenejgjerat Pink të këtij edicioni do të mbahet gjatë dy ditëve të fundit të festivalit. Tetë Teen Pinka bashkë me katër Photo Pinka do të fotografojnë tana aktivitetet e festivalit duke dokumentuar dhe njëkohësiht mësuar bazat e fotografisë.

Pink Fotot e përzgjedhuna të Pinkave do të publikohen në një galeri të vecantë virtuale në www.dokufest.com

3. Pink photographers

Fisnik Dobreci
Jetmir Idrizi
Armend Nimani
Flutra Limani

4. PinkJuggling

Plot lojna, dashni, tatto’ja edhe palaqo ose krejt cka nuk ndodh në shkollën tuaj. Grupi i lojnave të dashnisë edhe ekzibicionistat e kojshëm local do të kalojnë orë të tana duke iu prezantu perspektivën e tyne të lezetit.

Juggling me tri lojnat e famshme:
Loja me topa
Flower stick
Poi

Tattoo to Do

Tattoo të tana me të cilat do të pajtohet secili prind, fundja ato lahen lehtë edhe shpejt, krejt chka mbetet është kujtimi i lezetshëm për Tattonë Pink.

Pa La Qo

Kësaj here shumë afër jush, krejt afër, më afër se në secilin kanal televiziv.. 

5. Librat Pink

Qoshku me librat e përrallave të mëdha, shkencës, dashnisë edhe borëbardhave moderne.

Votimi pėrmes IPKO-s