06 Gusht 2010

FILMAT KOMBËTARË NË EKRANET E DOKUFESTIT

Aktivitetet e ditës së  gjashtë të festivalit u hapën me punëtorinë dyditore Modulimi në Prizren i Qendrës Ballkanike për Dokumentarë (BDC) e cila do të vijojë dhe nesër. Regjisori amerikan Doug Block njëherësh anëtar i jurisë së Dokufestit për filma dokumentarë dhe regjisor i filmit The Kids Groë up i cili u shfaq në ditën e dytë të fesrtivalit, mbajti një ligjeratë të vogël lidhur me përvojën e tij si autor i filmave dokumentar.

BDC është duke moduluar pjesën e dytë të punëtorisë ku marrin pjesë pjesëmarrësit e njëjtë që kanë vijuar punëtorinë për filma dokumentarë në Sofje. Sot, në vijim të ditës së dytë të punëtorisë  do të mbahet një ligjeratë me filmbërësin e famshëm finlandez Visa Koiso Kantila.

Programi filmik i mbrëmjes së djeshme përbëhej nga filmat e shkurtër që u shfaqën në Kino në kala, gjashtë filma dokumetarë që u shfaqën në Kino Bahçe dhe Kino në lum, si dhe filmat dokumentarë nga Turqia në kuadër të programit DokumentarIst.

Sot që nga ora 2 do të shfaqen filmat e shkurtër të regjisorit filipinez Khavn de la Cruz. Do të vijojë shfaqja e filmave nga programi View from the World, Made in Finland, Europe Next Door, dhe Spotlight Afghanistan.

 Ndërkaq, Kino Lumbardhi nga ora 6 do të jetë nikoqir i filmave që garojnë në garën kombëtare. Në orën 20:15 në Kino Bahçe do të shfaqet premiera e filmit të regjisores kosovare Burbuqe Berisha, film ky që garon në garën ndërkombëtare për filma të shkurtër si dhe në vijim filmi i animuar Tsunami i autorit Shaqir Veseli. Edicioni i sivjetëm i DokuFestit i ka mbledhur 15 filma nga Kosova dhe Shqipëria ndër të cilët një është pjesë e programit special Europe Next Door, 11 janë pjesë e garës kombëtare ndërsa dy marrin pjesë në garën për filma të shkurtër.
 


kthehu te lista