23 Korrik 2010

KINO-KALAJA

DokuFesti në edicionin e tij të 9-të, lancon kinemanë më eksperimentale dhe më të jështëzakonshme që ka ekzistuar ndonjëherë në Prizren madje edhe në Kosovë.

Duke e hulumtuar natyrën e Prizrenit dhe mundësitë filmike që i ofron ajo, është  inicuar instalimi i kinemasë në pikën më të lartë të qytetit, në kala.

Përkrah kinemasë mbi lum (Kino-Lumit) e  cila vitin e kaluar kishte tërhequr shumë shikues dhe vëmendje ndërkombëtare, Kino-Kalaja do të ofrojë një vizion për të gjithë ata që nuk përtojë që të ngjiten në majë të kodrës për t’u shpërblyer me pamjen më të bukur të qytetit dhe një film.
 
Këtë vit, shikuesi i DokuFestit do t’i ketë tri opcione të kinemave të hapura: Kino-Lumbardhin(Kino-Bahçen), Kino-Lumin dhe Kino-Kalanë.


kthehu te lista