19 Korrik 2010

DOKUFEST-i SHPALL FILMAT E HAPJES DHE TË MBYLLJES

DOKUFEST-i shpall sot filmat e mbrëmjes së  hapjes dhe të mbylljes për edicionin e 9-të të festivalit  i cili do të mbahet ndërmjet datave 31 korrik-7 gusht, në Prizren.

Festivali do të hapet të shtunën me 31 korrik me shfaqjen e filmit INTO ETERNITY të regjisorit  Michael Madsen dhe do të mbyllet me 7 Gusht me  shfaqjen e fituesit të çmimit Oskar, THE COVE  të Louie Psihoyos.

Magjepsës, i  mahnitshëm dhe ekstremisht frikësues  INTO ETERNITY (Drejt Përjetësisë) e shpie shikuesin në një udhëtim të paparë, në botën nëntokësore dhe në të ardhmen.
Në një zonë të largët në Finlandën perëndimore, po punohet drejt hapjes së  një tuneli i cili pas mbarimit të punimeve do të jetë pesë kilometra  i gjatë dhe 480 metra i thellë. 

Vendi në fjalë quhet “vendi i fshehtë”  Onkalo dhe pasi të marrë fund ndërtimi i tij, diku në vitin 2100 tuneli  do të shërbejë si strehimore e përhershme e  mbeturirave radioaktive të shtetit, një varr të cilin qeveria planifikon ta vulosë dhe ta mbajë të mbyllur për 100,000 vite.
Kur të depozitohen mbeturirat dhe të mbushet depoja, ajo do të mbyllet për të mos u hapur më kurrë. Ose së paku ne shpresojmë kështu, por  a mund ta garantojmë një gjë të tillë? Dhe si do të jetë e mundur që t’i paralajmërojmë pasardhësit tanë lidhur me këtë mbeturirë vdekjeprurëse të cilën po e lejmë pas nesh?  Si do t’i parandalojmë ata nga mendimi se i kanë  gjetur piramidat e kohërave tona, varrezat mistike nëntokësore, thesarët e fshehur?

Dokumentari i gjatë i Michael Madsen "Into Eternity" e ka fituar çmimin Grand Prix në festivalin  Visions du Reel në Zvicër, ka qenë fitues i çmimit të  publikut në Copenhagen Dox dhe është nominuar për çmimin Green në Berlinale.

“Është një relikë për të qenë.  Në një narracion të frikshëm  Madsen u çaset  shikuesve të së ardhmes, pa marrë parasysh a do të jenë ata në gjendje që t’i kuptojnë në gjuhën angleze paralajmërimet e shprehura dhe pyetjet e ngritura në këtë dokumentar dhe që kjo  t’i  shtyjë ata që nga kureshtja të mos rrezikojnë  për t’i hapur tunelët sikur të ishin fshehtësi arkeologjike “ - Christopher Campbell Biografia e Regjisorit: Michael Madsen është regjisor filmik dhe artist konceptual.

Ai është regjisor i shumë dokumentarëve, mes të cilëve është edhe fituesi i shumë çmimeve me filmin  ‘Për në Damask –një film në interpretime’ (2005) dhe njëherësh themelues dhe udhëheqës artistil i Sound/Gallery, një system shpërndarës i tingullit në hapësirë prej 900 metrash në katrorë i cili ndodhet nën sheshin e bashkisë së Kopenhangenit në Danimarkë.

Fituesi i çmimit të akademisë amerikane për filmin më të mirë dokumentar të gjatë Academy Award , THE COVE  e përcjell një ekipë aktivistësh të elitës,filmbërës dhe zhytës të ciltët nisen drejt një misionitë maskuar me qëllim që të depërtojnë në një gji të largët e të fshehur në Taxhi, në Japoni për ta ndriçuar një të fshehtë të errtë dhe mizore.

Duke i përdorur metodat e veçanta përfshië mikrofonët e fshehur dhe kamerat e fshehura në gurëzi artificial, ekipi e shpalos të vërtetën e këtij fshatit të vogël  bregdetar i cili shërben si një mikrokozmos tmerrues i krimeve masive ekologjike të cilat ndodhin anë e kënd botës.

Si rezultat lind një kombinim provokativ mes gazetarisë, aventurës ekologjike dhe shëmbëlltyrës ndaluese, duke shtuar këtu rrëfimin e paharrueshëm i cili e ka frymëzuar opinionin publik anë e kënd botës për të ndërmarrë vepra kundër këtyre akteve brutale.

Biografia e regjisorit: Louie Psihoyos është vlerësuar gjerësisht si njëri ndër fotografët më të mirë në botë. Sapo ka mbaruar shkollën e mesme ai është punësuar në National Geographic dhe ka përgatitur fotografi për këtë revistë, për 18 vite me rradhë.Aftësia e tij për t’i kombinuar humanitetin dhe zgjuarësinë në një rrëfim shkencor të komplikuar reflektohet edhe në filmografinë e tij. Duek qenë një zhytës entuziast dhe fotograf ai është ndjerë i detyruar që t’ia tregojë botës tatëpjetën që ka marrë burimi jonë themelor për jetë, uji.
Përmes filmit GJIRI, ai ka prekur shumë njerëz me këndvështrimin lidhur me  moszbrapsjen nga një temë kaq e errët siç është kjo. Ky eko-triller ka fituar çmimin e publikut në Sundance, Newport Beach dhe  HotDocs në Toronto dhe vazhdon t’i pushtojë qarqet e fesitvaleve të ndryshme nëpër botë.
 


kthehu te lista