The Kids Grow Up

The Kids Grow Up

Fëmijët rriten

Doug Block, SHBA, 2009HD, Colour, 92'

Në filmin “Rruga Birch nr.51”, regjisori Doug Block e hulumtoi martesën e prindërve të tij dhe marrëdhënien e tij me babanë. Tani, ai kthehet në drejtimin tjetër, duke na e ofruar një film prekës për relacionin e tij me fëmijën e vetëm, vajzën e tij, Lucy. Block e ka filmuar vajzën që nga dita kur ishte lindur, por së shpejti ajo do të shkojë në kolegj. Duke lëvizur lehtë në mes të kaluarës dhe të tashmes, si dhe të ardhmes që afrohet shpejt, Block e ka krijuar një portret përplot me dashuri të një vajze që bëhet grua. Ai gjithashtu na ka ofruar një pamje të sinqertë të prindësisë dhe të asaj çfarë do të thotë të ndahesh nga fëmija. Këtë herë tranzicioni ndodh me një numër vështirësish. Block, prapëseprapë, nuk ik nga këto momente, apo nga analizat e thukëta, shpesh edhe të ashpra, të gruas së tij. Rezultati është një situatë që rrëfehet me aq sinqeritet, sa që një përvojë e vetme shpaloset në një rrëfim universal mbi prindësinë, martesën dhe familjen – duke e bërë këtë film të mirëseardhur për prindërit, vajzat dhe djemtë.

Shfaqja:
01 Gusht, Kino Bahce, 20:15

05 Gusht, Shtëpia e Kulturës, 14:00

Kategoria:
View From The World

Regjisor: Doug Block
Producent: Doug Block, Lori Cheatle
Kinematograf: Doug Block
Editor: Maeve O'Boyle
ZĂ«ri: Otto Gain

Biografia e autorit

New York-based director, producer and cameraman, whose work includes some of the most acclaimed feature documentaries of the past 20 years. He is currently producing Amy Hardie’s “The Edge of Dreaming”, a co-production with Channel Four, ZDF/Arte, VPRO and Scottish Screen. Doug is also the founder and co-host of “The D-Word” (www.d-word.com), a popular online discussion forum for documentary professionals worldwide.

Çmimet dhe Festivalet:

IDFA 2009, Holland. Full Frame 2010, UK.

Kontakt

Copacetic Pictures
10 Jay St, #902, Brooklyn, NY 11201, USA
info@thekidsgrowup.com


kthehu te lista