I Shot My Love

I Shot My Love

E vrava dashurinë

Tomer Heymann, Izrael/Gjermani, 2010DigiBeta, Colour, 70'

Shtatëdhjetë vite pas ikjes së gjyshit të tij nga Gjermania naziste në Palestinë, regjisori izraelit i filmit dokumentar Tomer Heymann kthehet në shtetin e paraardhësve të tij për ta prezantuar filmin “Kukullat e letrës” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, ku e takon një burrë që do t’ia ndryshojë jetën. Afera 48-orëshe e dashurisë, që fillon në Berghain Panorama Bar, shndërrohet në një lidhje domethënëse në mes Tomer-it dhe Andreas Merk, një valltari gjerman. Kur Andreas vendos të shpërngulet në Tel-Aviv, përpos që duhet të ballafaqohet me partnerin e tij të ri, ai gjithashtu duhet edhe ta menaxhojë realitetin kompleks të jetës në Izrael dhe marrëdhënien personale me të si qytetar gjerman. Nëna e Tomer-it, pasardhëse e imigrantëve gjermanë ka lindur dhe jetuar tërë jetën e saj në një fshat të vogël izraelit, ku i kishte rritur pesë djem. Një nga një, ajo kishte qenë dëshmitare e largimit të fëmijëve të saj nga shteti, të cilin e kishte ndërtuar me familjen e saj. Tani, ajo nuk mund të mos tentojë të ndikojë në jetën e të vetmit djalë që i ka mbetur pranë. “E vrava dashurinë” e rrëfen një rrëfim personal por edhe universal të dashurisë dhe e përcjell relacionin trekëndësh në mes Tomer-it, të dashurit të tij gjerman, dhe nënës së tij izraelite.

Shfaqja:
01 Gusht, Kino ne Lum, 20:15

Kategoria:
View From The World

Regjisor: Tomer Heymann
Producent: Barak Heymann, Tomer Heymann
Kinematograf: Tomer Heymann
Editor: Ido Mochrik
Zëri: Israel Bright, Eran Weitz

Biografia e autorit

Born in 1970 in Kfar Yedidia, Israel, he has directed many documentary films and series in the past ten years, most of them long-term follow-ups and personal documentations. His films won major awards at different prestigious film festivals including his first film “It Kinda Scares Me”. “Paper Dolls” won three awards at the 2006 Berlin Film Festival and the audience’s award at the Los Angeles Festival.

Çmimet dhe Festivalet:

Berlin Int'l Film Festival, Germany. Best mid-length award - HotDocs Toronto, LGBT Film Festival Torino, Italy. Dok Munchen Film Festival, Germany.

Kontakt

Heyamnn Brothers Films
2 Barzilay St. Tel Aviv 65113 Israel
barak@heymann-films.com


kthehu te lista