DOKUFEST, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të shkurtë, është ngjarja më e madhe filmike në Kosovë. Festivali mbahet në Gusht, në Prizrenin historik dhe pitoresk që tërheq një numër të madh të artistëve nga regjioni dhe bota. Në këtë festival vjetor filmat shfaqen dy herë në ditë në katër kinema, tre nën qiell të hapur dhe në dy të mbyllura.
Përveç filmave, festivali është i njohur edhe për netët plot
gjallëri që pasojnë shfaqjen e filmave. Festivalin e përcjellin edhe një
numër aktivitetesh si punëtori, ekspozita DokuPhoto, kampingu i
festivalit, koncerte e të tjera, duke i dhënë qytetit një sharm të
veçantë në të cilin do të dëshironit të jeni.
