• Kalaja e Prizrenit: një pamje nga lart

    photo

    E vendosur në jug-lindje të qytetit, konsiderohet të jetë simboli i qytetit dhe një element me rëndësi në identitetin kulturor të Kosovës. E ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike, Kalaja ngrihet mbi qytet sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit dhe rrafshin e Dukagjinit. Kalaja i ka fillet e saj në periudhën e parë të qytetërimit të këtij rajoni, në parahistori, me një zhvillim të vazhdueshëm në periudhën Bizantine dhe Osmane. Është përdorur ekskluzivisht si kala deri më 1912. Kalaja tani është dukshëm e dëmtuar dhe është në listën e vendeve të World Heritage in Danger (Trashëgimia e botës në rrezik). Një rrugicë nga qendra e qytetit të shpie në kala, zgjat rreth 15 minuta ecje në këmbë, dhe ju mund të kënaqeni me pamjen e plotë të qytetit, të fotografoni apo thjesht të shikoni diellin duke perënduar.

  • Xhamia e Sinan Pashës

    photo

    Sipas përshkrimeve, Xhamia e Sinan Pashës është ndërtuar më 1615. Arkitektura e saj paraqet fuqi, kompaktësi, hir dhe elegancë. Sa i përket tipit të arkitekturës, ajo paraqet një monument të rrallë në artin Islamik. Falë pozitës, elegancës, karakteristikave masive dhe minareve të saj të bukura ajo dominon në atë pjesë të qytetit. Kupola vigane i përshtatet harmonishëm hapësirës katrore të ndërtesës. Xhamia ndodhet në një nivel më të lartë prej nga ka pamjen kah rruga kryesore e qytetit historik. Me kupolën e saj gjigante dhe me minaret elegante u bë një nga tiparet dominante arkitektonike të Prizrenit. Brendia e xhamisë është e dekoruar me dizajn gjeometrik, natyrë të qetë, derisa pjesë të tjera të mureve janë të pikturuara me ngjyra të forta e të ndritshme. Xhamia është duke u restauruar nga një organizatë turke që nga viti 2008. Veranda e cila ishte shkatërruar gjatë shekullit të fundit është rindërtuar. Një nga monumentet më tërheqëse në Prizren, Xhamia e Sinan Pashës,  po bëhet hap pas hapi më madhështore e më e bukur. 

  • Xhamia e Gazi Mehmet Pashës

    photo

    Xhamia e Gazi Mehmet Pashës është njëra nga monumentet më të vjetra të artit Islamik në Prizren. Mbishkrimi mbi hyrjen e xhamisë thotë se ajo është ndërtuar më 1561. Kjo xhami e ka një bazë katrore me shumë dritare derisa mihrabi dhe mimberi janë të ndërtuara nga mermeri. Mauzoleja gjashtëkëndore ka qenë ndërtuar në oborr të xhamisë të cilën Mehmet Pasha e ka rezervuar për varrin e tij. Kompleksi i ndërtesave në të cilat është e vendosur xhamia , përfshinë një shkollë të mesme (medresenë), një shkollë fillore (maktab), një bibliotekë dhe një mauzole për themeluesin, hamamin e Gazi Mehmet Pashës, e cila ndodhet rreth 150 metra larg nga xhamia. Kjo xhami, e cila tani quhet Xhamia e Bajraklisë është prapa muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Së bashku me Kompleksin e Lidhjes shqiptare, hamamin e Gazi Mehmet Pashës dhe shtëpitë e vjetra të qytetit, Xhamia e Mehmet Pashës të jep ndjenjën e arkitekturës otomane.

  • Hamami i Gazi Mehmet Pashës

    photo

    Hamami i Prizrenit është një monument i periudhës së hershme otomane në të cilën kombinohen traditat orientale dhe lokale. Hamami është ndërtuar nga Gazi Mehmet Pasha, Sanxhak Beu i Shkodrës mbase në vitin 1573-4 p.e.s. së bashku me tërësinë e shquar arkitektonike, ndërtesa është një banjë e dyfishtë, njëra për burra dhe tjetra për gra, e ndarë me një hyrje speciale për secilën. Ajo ka hapësirat e njëjta të brendshme: pjesën për të hequr rrobat, pjesën e ngrohtë, dhe pjesën e ngrohur me banja të ndryshme të vogla. Pjesa e ngrohur ka vrima dhe kupola të vogla të mbuluara me plumb derisa zhveshtorja ka kupola të mbuluara me tjegulla ndërtesa është e ndërtuar me rrasa guri dhe gëlqere të ngurtësuar me ujë. Sipërfaqet e mureve të brendshme janë të suvatuara. Kohëve të fundit ndërtesa është duke u shfrytëzuar si muze. Aktualisht galeritë e Hamamit të gazi Mehmet Pashës po përdoren për ekspozita të pikturës apo fotografisë, promovime letrare, apo koncerte muzikore, etj.

  • Teqeja e Saraçhanës

    photo

    Teqeja e Saraçhanës Rendi Halveti, Teqeja Halveti në Prizren, është ndërtuar më 1600, nga Sheh Osmani. Ndodhet në qendër të qytetit, afër xhamisë së Saraçhanës. Kompleksi i teqesë përbëhet nga Semahanja- dhoma ku zhvillohen ceremonitë qendrore, mauzoleja e të parëve të Halvetive, një dhomë e ndenjes për dervishët, dhe një oborr i bukur i hapur me shatërvan dhe lule. Udhëheqës lokal është Sheh Abidin Sheu. Ju jeni të lirë ta vizitoni teqenë pas orës 16; një dervish i ngarkuar për të pritur vizitorë është në dispozicion për të gjithë vizitorët e teqesë. Çdo të enjte një ritual i quajtur ziker, është i hapur për publikun.

  • Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë Levishka

    Shekulli XIV - Kisha e Shën Premtes

    photo

    Katedralja e ShĂ«n Premtes Ă«shtĂ« njĂ«ra nga kishat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« ka mbijetuar nĂ« tĂ«rĂ« regjionin dhe njĂ«ra nga shembujt mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« arkitekturĂ«s sĂ« periudhĂ«s sĂ« vonĂ« Bizantine kudo. Gjendet nĂ« pjesĂ«n e vjetĂ«r tĂ« Prizrenit. Historia e ShĂ«n Premtes shtrihet pas nĂ« shekullin IX-XI.  Kisha e parĂ« e njohur nĂ« kĂ«tĂ« vend ka qenĂ« njĂ« katedrale bizantine e cila ka shĂ«rbyer si qendĂ«r e DioqezĂ«s e pĂ«rmendur nĂ« njĂ« statut nga Perandori Bizantin Basili II mĂ« 1018. MbikĂ«qyrur  nga mbreti Milutin i SerbisĂ« kisha ishte rimodeluar mĂ« 1306-07. Kisha ka njĂ« dizajn unik arkitektonik. Kisha Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar nga shtresa tullash dhe gurĂ«sh gĂ«lqeror. Tipari mĂ« i famshĂ«m i kishĂ«s Ă«shtĂ« piktura dekorative e murit, e cila Ă«shtĂ« e njĂ« kualiteti tĂ« lartĂ«. Ajo pĂ«rfshinĂ« skena siç Ă«shtĂ« “Dasma e KanĂ«s “, “ShĂ«rimi i tĂ« verbrit”dhe  “Zonja me Krishtin e vogĂ«l”. NĂ« kohĂ«n otomane kisha ishte transformuar nĂ« xhami, por ishte rikonstruktuar nĂ« vitet 1920.

  • Kisha e Shën Shpëtimtarit

    Shekulli XIV

    photo

    Kisha gjendet në pjesën veriore të Prizrenit, nën kala. Ishte ndërtuar rreth vitit 1330 në kohën e sundimit të Dushanit. Kompleksi i kishës së Shën Shpëtimtarit përbëhet nga dy pjesë kryesore arkitektonike, ndërtesa e kishës më të vjetër dhe më të vogël të shekullit XIV në këndin jug-lindor, dhe aneksi i mëvonshëm më një kambanore, e cila ishte bashkangjitur më 1836 dhe ka mbetur e papërfunduar. Komunitetit lokal Vlleh në Prizren i ishte dhënë e drejta për ta shfrytëzuar kishën e vogël në pjesën e dytë të shekullit XVIII. Kisha qëndron si një dëshmi e arkitekturës së vonë bizantine dhe pikturave murale mesjetare serbe.

  • Katedralja e Zonjës Ndihmëtare

    photo

    Është ndërtuar në shekullin XIX (1870) nga argjipeshkvi Dario Bucciarelli, më vonë Toma Glassnovic ka ndërtuar sahat-kullën. Në planin pamor kjo kishë ka anijata shtylla; të mbuluara me hark dhe të ndara në shtylla të mbuluara me mermer. Bazuar në planin e saj, fasadës dhe hyrjeve të saj kjo është një kishë e stilit romak. Fasada e ndërtesës është nga lloje të ndryshme të gurëve, ka pesë hyrje. Kjo kishë është e famshme për afresket e saj të bukura dhe për afreskun e Skënderbeut i cili gjendet pjesën veriore të kishës. Kisha ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit, 5 minuta ecje nga Shadërvani. 

  • Kompleksi i Marashit

    photo

    Kompleksi i Marashit gjendet nĂ« pjesĂ«n lindore tĂ« Prizrenit; ai paraqet njĂ« simbiozĂ« tĂ« kĂ«ndshme tĂ« trashĂ«gimisĂ« natyrore dhe arkitektonike. Kompleksi i Marashit krijon vazhdimĂ«sinĂ« mes Lidhjes Shqiptare tĂ« Prizrenit dhe KalasĂ« sĂ« Prizrenit dhe vazhdon me grykĂ«n e bukur tĂ« LumĂ«bardhit. Rrapi i vjetĂ«r 400 vjeçar, dy metra i gjerĂ«, Ă«shtĂ« shembulli i vetĂ«m i llojit tĂ« tij Ă« Ballkan. NĂ« kĂ«tĂ« kompleks paraqiten vlera monumentale tĂ« arkitekturĂ«s tradicionale dhe orientale tĂ« Prizrenit, ku ju mund tĂ« shihni edhe mĂ« tutje XhaminĂ« e Maksut PashĂ«s, qĂ« daton qĂ« nga viti 1833, mauzoleun e rendit Saadi, objektin e restauruar te Mullirit tĂ« Pintolli, i cili kohĂ«ve tĂ« fundit po shfrytĂ«zohet si restorant qumĂ«shtor dhe disa shtĂ«pi tradicionale urbane.Nga Marashi mund tĂ« vazhdohet nĂ« kĂ«mbĂ« rrjedhĂ«s sĂ« sipĂ«rme tĂ« lumit, pĂ«rderisa tani shtegu i cili vazhdon pĂ«r disa milje pĂ«r njĂ« ecje tĂ« kĂ«ndshme buzĂ« lumit ose pĂ«r vozitje me biçikletĂ«, Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar. Shtigjet tĂ« çojnĂ« tek Kampi i Dokufestit, e nĂ«se ju vazhdoni tĂ« ndiqni kalimin e gurit tĂ« bardhĂ«, ju do tĂ« gjeni njĂ« terren perfekt pĂ«r vrapim bashkĂ« me natyrĂ«n e mahnitshme, dhe ju do tĂ« magjepseni me atĂ« se ku do t’ju çoj fundi i saj, ju do tĂ« pĂ«rfundoni nĂ« KalanĂ« e Prizrenit.Parku i Marashit ka njĂ« pozitĂ« shumĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« qytet. Gjendet nĂ« pjesĂ«n lindore tĂ« qytetit, pranĂ« Lidhjes Shqiptare tĂ« Prizrenit dhe klubeve tĂ« natĂ«s. I vendosur afĂ«r qendrĂ«s sĂ« qytetit, por nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« i fshehur nga turma, ky vend ju ofron juve njĂ« ambient tĂ« ngrohtĂ«, me shtigje pĂ«r vrapim qĂ« tĂ« çojnĂ« nĂ« kala, stole, terrene sportive dhe disa kafe-restorante tĂ« vogla.


  • Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

    photo

    Kompleksi i Monumenteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është një komplet i tërë i objekteve arkitektonike me tipare kombëtare arkitektonike shqiptare të shekujve të kaluar. Kompleksi përbëhet nga katër godina të lidhura organikisht në mes vete dhe të vendosura në qendër të Prizrenit antik. Është një trashëgimi e vlerave kulturore, historike dhe natyrore, sepse ajo simbolizon rezistencën shqiptare kundër pushtimit gati 5-shekullor të Perandorisë Osmane.I mbajtur më 10 qershor 1878 dhe e organizuar nga patriotët dhe intelektualët e kohës- nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët themeluan një program politik, ushtarak e kulturor për të mbrojtur tokat shqiptare dhe formimin e një shteti autonom shqiptar.Kohëve të fundit kompleksi luan rolin e një muzeu, i përbërë nga: muzeu etnologjik, galeria e arteve, historia dhe biblioteka. Tema kryesore e këtij kompleksi është Lidhja Shqiptare e 1878-ës, historia dhe zhvillimi i saj. Galeria e arteve përbëhet nga piktura të bukura nga piktorë shqiptarë e të tjerë, të cilët në pikturat e tyre e trajtojnë Lidhjen Shqiptare. Muzeu etnologjik paraqet veshjet tradicionale të trevave shqiptare të shekullit XIX.
    Orari i punĂ«s: 12:00-19:00, Çmimi i hyrjes € 1/0.20

  • Hamami dhe Sahat Kulla

    Muzeu Arkeologjik

    photo

    Ă‹shtĂ« i vendosur nĂ« sahat-kullĂ« dhe galerinĂ« e Hamamit tĂ« ndĂ«rtuar nga Ahmet Shemsedin Beu mĂ« 1498. edhe pse janĂ« disa gjurmĂ« qĂ« tregojnĂ« njĂ« tĂ« shkuar mĂ« tĂ« largĂ«t, studimet e gjertanishme na japin tĂ« kuptojmĂ« se ishte transformuar nĂ« njĂ« hamam nĂ« mesin e shekullit XVIII, vetĂ« kulla ishte bĂ«rĂ« nga dĂ«rrasat dhe pastaj, nĂ« fund tĂ« shekullit XIX, Eshref pasha e ndĂ«rtoi vetĂ« kullĂ«n me elemente tĂ« stilit barok, mbi tĂ« cilĂ«n ai kishte ndĂ«rtuar ” babafinga” (pozicione mbikĂ«qyrĂ«se) dhe njĂ« orĂ«. MĂ« 1912 ora me kambanĂ«n ishin marrĂ«, dhe sot e kĂ«saj ditĂ« kulla Ă«shtĂ« ende pa orĂ«.
    Muzeu arkeologjik u hap më 17 nëntor 1975; aty janë të shfaqura 790 njësi arkeologjike, të zbuluara në regjionin e Prizrenit që janë komunitetet nga territori i Prizrenit, Dragashit, Rahovecit dhe Suharekës. Ato datojnë  që nga parahistoria, kohët antike dhe mesjetare, deri në shekullit XIX.
    Kohëve të fundit muzeu nuk funksionon derisa është në fazën rinovuese, punët nuk kanë përfunduar ende.

     

  • Urat në Prizren

    Lumëbardhi është aksi horizontal i qytetit të Prizrenit, duke e ndarë qytetin në dy pjesë, e cila ofron një kënaqësi vizuale për banorët dhe vizitorët e tij. Shumë ura të ndërtuara, lidhin brigjet e lumit në një formë shumë të natyrshme. Ka pasur shume ura druri të ndërtuara mbi Lumëbardhë, në kohët e mëhershme, të cilat janë zëvendësuar nga ura të reja të ndërtuara nga guri, betoni dhe çeliku.Njëra nga shembujt tipik të urave në Prizren është Ura e Gurit. E vendosur në qendër të qytetit, Ura e Gurit bashkon sheshin e Shadërvanit me rrugën e Zejtarëve e cila të çon deri te Hamami. Është ndërtuar gjatë shekullit XVI, nga gurët e gdhendur lokal, me tri harqe. Ura origjinale ishte shkatërruar nga vërshimi i lumit më 1979. Ura e Gurit që e shohim sot është rikonstruktimi i urës origjinale. Ura e Gurit tërheq me elegancën e saj, duke të bërë të përjetosh bukuritë që e rrethojnë qendrën e qytetit, Kalaja, Xhamia e Sinan Pashës, Sheshi Shadërvan me kalldrëm. 

  • Shtëpia e Gani Dukagjinit

    photo

    Gjendet në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila së bashku me muzeun e Xhamisë së Bajraklisë krijojnë një përbërje të vlerave të larta kulturore. Veranda gjysmë e hapur në hyrje të shtëpisë, streha e kulmit të gjerë, elementet dekorative nga druri, brendia e pasur, oborri i shtruar me kalldrëm dhe dyert e vjetra të dekoruara me elemente druri, janë disa nga elementet që ju mund ti shihni gjatë vizitës në këtë shtëpi.

  • Shtëpia e Sheh Hasanit

    ShtĂ«pia e Sheh Hasanit Ă«shtĂ« e vendosur nĂ« pjesĂ«n urbane tĂ« qytetit, prapa Hotel “TherandĂ«s”. Ă‹shtĂ« ndĂ«rtuar nĂ« shekullin XIX dhe paraqet njĂ« shtĂ«pi tipike tĂ« qytetit me elemente tĂ« pasura popullore arkitektonike.ÇardakĂ«t e drurit nĂ« mes tĂ« ballit tĂ« pĂ«rparmĂ«, streha e kulmit tĂ« gjerĂ« dhe krojet, janĂ« disa nga elementet karakteristike.SĂ« bashku me TeqenĂ« e Rendit Halveti, XhaminĂ« e Sarçhanes dhe rrugĂ«n e FarkĂ«tarĂ«ve, kjo shtĂ«pi krijon njĂ« kompleks arkitektonike, nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit, e cila ju jep njĂ« pamje se si Ă«shtĂ« dukur Prizreni nĂ« shekullin XIX.

  • Shtëpia e familjes Mustafa

    Pomaku

    Shtëpia e familjes Pomaku është një shembull unik i arkitekturës popullore qytetare, me ballkone të mbyllur, të quajtur doksat, ku mund të dalloni elementet origjinale të përgatitura nga mjeshtrit. Sikurse edhe në shtëpitë tjera, edhe kjo shtëpi është e specifikuar me elementet e saja dekorative, tavane të dekoruar me dru, dyer të dekoruara, oborre të shtruara me kalldrëm, hambarë dhe krua që datojnë që nga shekulli XIX.

CHWB

By: Nora Arapi