01 Gusht 2010

DokuShopi është gati. Po ju?

Hajde n’DOKUSHOP që është në mes t’Shadërvanit  prej 31korrik deri më 7gusht prej orës 10 t’sabahit deri 10 n’aksham.

Dje, me 29 korrik montimi i Dokushopit mbarroi. Çantat, nallënat u renditën, çmimet u vunë dhe të shtunën do ta fillojë punën me angazhimin e vullnetarëve dhe stafit tonë.

Si çdo vjet edhe 2010-shi ka surpriza të veta. Sponzorët tanë po n’a mundësojnë shpërblime dhe lirime të shumta, si:
Bileta me çmim 2 euro kesh, bëhet 50% më lirë d.m.th. 1euro përmes kartelës elektonike PROCREDIT BANK dhe SMSave në IPKO.

Fujifilm mundëson çdo natë që shikuesit të fitojnë një aparat digjital për nafakalin’ e ditës përkatëse përmes biletave që blehen te ne dhe gjithashtu edhe një aparat për fotografuesin më të mirë gjatë DokuFestit.


kthehu te lista