02 Gusht 2010

Christian Frei rikthehet ne Prizren

Autori i filmit me famë botërore “War photographer”, Chrisitan Frei, u rikthye në Prizren pas 11 vitesh. Dje (01.08.2010) ai mbajti një ligjeratë për filmbërësit e rinjë dhe studentët e filmit nga Kosova dhe regjioni në hamamin e Gazi Mehment Pashës. Në ligjeratë u shfaqën pamje të shkurtra nga fimi “War Photographer” i cili ka për temë përcjelljen filmike të fotografit të luftës James Nachtwey. U diskutua lidhur me filmin dokumentar, rolin e karakterit kryesor në film dokuemntar. Gjtihashtu u shfaqën skena nga filmi i tij “Giant Budha’s” si dhe filmi “Space Tourists” i cili do të shfaqet dhe sonte,(02.08.2010) në Kino Bahçe nga ora 22:30. 


kthehu te lista