03 Gusht 2010

PANEL DISKUTIMI ME ZELIMIR ZILNIK-un

photo by: Lena Kasimova

Dje, në praninë e 50 artdashësve në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës u mbajt një panel diskutim me filmbërësin e njohur Jugosllav Zelimir Zilnik. Tema e panelit ishte “Dokumentimi i së vërtetës: Kinemaja mbi minoritetet, margjinat dhe emigrantët”.

Diskutimi u organizua  për nder të regjisorit Zilnik, njërit prej protagonistëve kryesorë të valës së zezë të kinemasë Jugosllave. Panelistë ishin Jurij Meden, Sezgin Boynik dhe vetë Zelimir Zilnik.

Pas një inserti të shkurtër të filmnit të parë të Zilnikut Rani Radovi-Early Works ai foli për përvojën e tij krijuese në Jugosllavi si dhe preokupimin e tij të vazhdueshëm  me njerëzit në margjina.


kthehu te lista