03 Gusht 2010

“PRANIA E AKTORIT” VAZHDOI EDHE SOT!

Vazhda e punëtorive në DokuFest vijoi edhe sot me  punëtorinë “Prania e aktorit” e cila u udhëhoq nga filmbërësi hungarez Marcell Ivanyi. Vijuesit e punëtorisë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Hungaria dhe Rumunia dje startuan me analizën e strukturës,pozicionimit, elementeve dhe lëvizjeve të kamerës. 

Marcell Ivanyi e përdori përvojë e tij si regjisor për të diskutuar xhirimet e gjata në një kuadër si dhe pozitën më të përshtatshme për ta vendosur një aktor në një kuadër filmik.  

Aktorëve, regjisorëve dhe entuziastëve të filmit iu dha detyra që të shkruajnë përmbledhje të skenave  të marra nga filmat “Touch of Evil” të Orson Welles, “Children of Men” të  Alfonso Cuarón duke u bazuar në temën kryesore të diskutimeve në punëntori.

Sot,  ekipe të pjesëmarrësve në punëtori do të xhirojnë filma 3 minutësh të cilat më pas do të analizohen. 


kthehu te lista