04 Gusht 2010

DOKUFESTI TAKON ZYRTARËT KOMUNALË

Pasditen e djeshme, parku i rezidencës së kryetarit të komunës së Prizrenit ishte i stërmbushur me mysafirët nga DokuFesti.  Kryetari i Komunës z. Ramadan Muja i ftoi në darkë mysafirët  e DokuFestit, dhe të gjithë ata që janë të angazhuar në krijimin dhe mbarëvajtjen e këtij festivali.

Në këtë darkë ku zyrtarët komunalë u mishëruan me artistët dhe filmbërësit fjalën e morën drejtori i përgjithshëm i festivalit z. Aliriza Arënliu si dhe kryetari i komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja. Mes tjerash, z. Arënliu tha: “Kjo ftesë e bërë nga zyrtët e komunës shënon një ripërtrirje të marrëdhënies mes DokuFestit dhe Komunës së Prizrenit”. Ndërkaq z. Muja shtoi: ”Kur udhëtoj jasht vendit dhe them se jam nga Prizreni i DokuFestit, njerëzit më njohin!”.


kthehu te lista