05 Gusht 2010

DEBAT PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE DHE ÇËSHTJET AMBIENTALE

Në ditën e pestë të DokuFestit u mbajtën dy debate që prekin tema shumë të rëndësishme për Kosovën: Liberalizimi i vizave dhe çështjet ambientale. 

Debati mbi liberalizimin e vizave u mbajt në rezidencën e kryetarit të komunës së Prizrenit,  Ramadan Muja i cili gjithashtu ishe i pranishëm në debat. Ndër të tjerë, ishin edhe ministri i Kosovës për integrime europiane, Besim Beqaj, Venera Hajrullahu nga Organizata për Shoqëri Civile të Kosovës, KCSF, Ilir Deda nga KIPRED-i dhe përfaqësues të Komisionit Europian. Tema e këtij debati e tërhoqi edhe vëmendjen e mysafirëve dhe të filmbërësve të festivalit të cilët ishin të pranishëm në debat. Mes tjerash  Arno Aschauer, producent i filmit Little Cannes që është i përfshirë në programin special Branding Kosova dhe ka për temë Kosovën, tha: “Është e tmerrshme që mund të udhëtoni  pa viza në vetëm katër shtete të botës! Këtë nuk e dija!”

Debati u mundesua nga KCSF-ja dhe KFOS-i.
Ndërkaq debati me temë Festivalet e filmit dhe çështjet ambientale  u mbajt në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës dhe u udhëhoq nga Jaume Gill I Lopard, Ruben Khachatryan, Gaetano Capizzi, që të tre udhëheqës të festivaleve në shtetet e tyre që kanë për temë ambientin. U diskutua mundësia e krijim të një festivali në Kosovë dedikuar vetëm filmave që kanë për qëllim vetëdijësimin e popullatës lidhur me ndotjen dhe mbrojtjen e ambientit . 

Ky projekt u realizua me ndihmen e Fondacionit te Vellezerve Rockefeller.


kthehu te lista