06 Gusht 2010

BDC VIJON NË DOKUFEST

Me 5 dhe 6 gusht, 15 filmbërës të rinjë vijuan punëtorinë e organizuar nga DokuFesti  në bashkëpunim me Ballkan Documentary Center, që paraqet vazhdimin e modulit të parë të zhvilluar kohë më parë në Sofje të Bullgarisë.

Kjo  nismë sipas përfaqësuesit të Qendrës Ballkanike për Dokumentarë, David Djambazov “ka për qëllim që të krijojë një organizim adekuat për t’i ndihmuar filmbërësit ballkanikë që të kenë qasje në fondet e ndryshme evropiane”. 

Sipas tij të gjitha organizimet që bëhen nën ombrellën e BDC-së kanë një synim të vetëm, mbështetjen e filmbërësve nga rajoni.Arsyeja pse BDC-ja ka zbarkuar edhe në Prizren lidhet me mbresat që i ka lënë ky eveniment ‘mendjes’ së udhëheqëses së kësaj qendre, Martichka Bozhilova, që ka qenë prezente në DokuFest në shumë edicione dhe në shumë forma i ka ofruar mbështetje dhe projekte bashkëpunuese këtij festivali. 


kthehu te lista