08 Gusht 2010

SHPALLEN FITUESIT E DOKUFEST-IT

Edicioni i nëntë i DokuFestit u mbyll mbrëmë me ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për filmat garues të festivalit, në kinemanë e hapur Kino Bahçe. Ndërmjet 31 korrikut dhe 7 gushtit,  janë shfaqur 200 filma nga 37 shtete, të përfshira në pesë programme garuese, 10 programe speciale, si dhe në garën për fëmijë dhe të rritur DokuKids. Festivalin e vizituan me tepër se 100 autorë filmash në konkurencë, regjisorë, producentë dhe kritikë të filmit nga vendi dhe bota. Gjatë festivalit u mbajtën katër punëtori filmi, dy debate, dy ligjerata dhe një panel diskutimi. DokuFesti kishte nderin të ishte nikoqir i emrave eminentë të kinematografisë botërore si Zelimir Zilnik, Khavn De La Crus, Christian Frei, Michael Palmieri, Visa Koiso Kantila e shumë të tjerë.

Juria e garës ballkanike e përbërë nga Emel Çelebi, Sissi Korhonen dhe Michael Palmieri ia dha çmimin Dokumentari më i mirë në garën ballkanike filmit The World according to Ion B.të autorit Alexandar Nanau, nga Rumunia.

Juria e garës ballkanike e ndau edhe Çmimin Best Newcomer Award për herë të parë. Këtë çmim e ndanë dy fima:1717 Kilometers of Summer 2009 i Jurij Meden nga Sllovenia dhe filmi Tobacco Girl i Biljana Garvanlieva nga Maqedonia.

Ky çmim ndahet nga partneri i festivalit Qendra Ballkanike për Dokumentar.

Dokumentari më i mirë i gjatë u zgjodh filmi La Bocca del Lupo  i Pietro Marcello nga Italia, ndërsa çmimi për dokumetarin më të mirë të shkurtër iu dha filmit Albert’s Winter të Andreas Koefoed nga Danimarka.
Mirënjojen e parë speciale për dokumentarin e shkurtër e merr filmi The Shutdown i Adam Stafford  nga Britania e Madhe. Ndërkaq mirënjohja e dytë speciale për filmin më të mirë të shkurtër i shkon filmit The Darkness of the Day të Jay Rosenblatt nga SHBA-të.

Juria e garës për dokumentar ndërkombëtar përbëhej nga kritiku i filmit AJ Schnack, regjisori Doug Block , Pamela Cohn, Sonja Henrici dhe Adriatik Kelmendi.

Anëtarë të jurisë për garën e filmit të shkurtër ishin: Artisti filipinez Khavn de la Cruz, Elisabeth Sjastaad dhe Andamion Murataj.
Filmi  Six Dollar Fifty Man i Mark Albitson dhe Louis Sutherland nga Zelanda e Re u zgjodh filmi më i mirë i shkrutër. Mirënjohja e parë speciale për filma të shkurtër iu nda filmit Focal Point nga Alireza Khatemi dhe Ali Seiffofuri ndërkaq mirënjohja e dytë speciale iu nda filmit Tsunami të autorit Shaqir Veseli nga Shqipëria.

Juria e garës kombëtare e përbërë nga Hans Christian Leitich, Gentian Koçi dhe Yll Çitaku ia dha çmimin filmi më i mirë kombëtar filmit Vëllau Jem të Burim Baftiut. Mirënjohja e parë speciale për filmin kombëtar iu dha filmit Ilirjana të Ernest Mehollit, ndërsa mirënjohja e dytë iu dha filmit Darka të Blerta Zeqirit.

Juria për garën Green Docs e përbërë nga Jaume Gil, Ruben Khachatryan, Naël Marandin e shpërbleu filmin Garbage Dreams, koproduksion i Egjiptit dhe SHBA-ve të autorit Mai Iskander. Mirënjohje speciale për Green Docs mori filmi Into Eternity i autorit Michael Madsen nga Danimarka.

Juria e Çmimit për të drejtat e njeriut e përbërë nga Ramadan Klisurica, Katerina Bartosova dhe Kumjana Novakova e shpërbleu filmin Enemies of the People të Rob Lemkin dhe Thet Sambath nga Britania e Madhe. Mirënjoje speciale në këtë kategori merr filmi Tobacco Girl i Biljana Garvanlieva nga Maqedonia.

Çmimi i publikut iu nda filmit nga Turqia Married to Camera të autores Doga Kilicoglu.
Çmimi DokuKids i ndahet filmit Benigni të Pinja Partanen, Jasmiini Ottelin dhe Elli Vuorinen nga Finlanda.
Çmimi Sorra Prizre shkon për filmin Greetings from Kosovo të Suada Jahirovic.


kthehu te lista