13 Korrik 2010

PREZENCA E AKTORIT- PUNËTORI ME MARCEL IVANYI

Regjisori Hungarez Marcell Ivany njëherësh autori i kryeveprës së shkurtë “ Wind”, për dy ditë me rradhë do të mbajë punëtori për filmbërësit e rinjë nga regjioni.

Punëtorija 2 ditore ku pjesëmarrësve do t’u prezantohet mënyra se si bëhet editimi i kuadrit dhe se si aktori mund ta mbajë tensionin në kuadrot e gjata do të mbahet gjatë Dokufestit, me datat 2-3 gusht 2010.

Në ditën e parë të punëtorisë do të diskutohet dhe do të analizohen disa filma me kuadro të gjatë.
Ndërsa në ditën e dytë do të realizohen xhirimet dhe pastaj diskutimet  lidhur me rezultatet e këtyre xhirimeve.

Për më shumë informata lidhur me punëtorinë dhe pjesëmarrjen në të, ju lutem kontaktoni në info@dokufest.com  .
Numri i pjesëmarësve është i kufizuar.


kthehu te lista