13 Korrik 2010

MADE IN FINLAND Në DOKUFEST

Në kuadër të programit special Made In DokuFesti këtë vit prezenton kinematografinë Finlandeze me një program impresiv prej 17 filmave.

I përpiluar në bashkëpunim me Fondacionin për film të Finlandës, festivalin DocPoint nga Helsinki si dhe festivalin e filmit të shkurtë në Tampere programi sjell disa nga filmat më të suksesshëm të viteve të fundit.

Steam of Life, The Living Room of the Nation, Freetime Machos, Father to Son, A Hanasaari dhe Lumikko janë vetëm disa nga filmat të cilat do të shfaqen në Prizren gjatë DokuFest-it.

Realizimi i këtij programi është mundësuar nga Ambasada e Finlandës në Kosovë


kthehu te lista