Kompletohet Kino nė Kala

Cili vend mund tё jetё mё i mirё se sa maja e njё kodre afёr kalasё historike pёr tua hapur njё dritare mysafirёve tё DokuFest-it?
Shekuj mё parё Kalaja e Prizrenit u pёrdor pёr tu mbrojtur nga armiqtё. Nё vitin 2010 ajo do tё sulmohet nga njerёz kuriozё tё cilёt do tё kёnaqen me pamjen mё tё bukur si dhe njё vision pёrmes filmave qё do tё shfaqё DokuFesti nё kinon mё tё re nё Kala sivjet.
Kjo kinema e hapur ёshtё instaluar nё majen mё tё lartё tё qytetit e rrethuar nga natyra dhe historia. Me Kalanё nё listё, Prizreni tani ka tre kinema tё hapura, tё pёrkryera pёr netёt e ngrohta tё verёs. Por mos harroni tё merrni diēka me veti pёr tё veshur sepse nё maje tё malit mund tё bёhet pak freskёt.
Dy prej kёtyre kinove u ndёrtuan vetёm enkas pёr festivalin. Kino nLum, qё u ndёrtua disa metra lartё lumit, qė e mahniti njё numёr tё madh tё mysafirёve tё huaj, tё cilёt na shkruan letra pёr eksperiencёn unike tё tё shikouarit tё filmave nё qiell tё hapur me zhurmёn e lumit qё u gurgullon nёn kёmbё.
Grekёt e vjetёr i kishin amfiteatret pёr argёtim mysafirёt bashkёkohorё tё DokuFest-it tani kanё njё Kala tё vёrtetё pёr tё shijuar filmat.
kthehu te lista
