29 Korrik 2010

DokuFest-i me numër rekord të musafirëve

photo by: Atdhe Mulla

Këtë vit, harta e vendeve nga vijnë mysafirët e DokuFest-it, është më e larmishme se kurdoherë. Ne jemi të nderuar të jemi nikoqirë të profesionistëve të filmit që jetojnë dhe punojnë nëpër  botë, që nga Finlanda deri në Afganistani

DokuFest-i është i lumtur ta prezantojë  një listë prej mbi 100 mysafirësh, në mesin e të cilëve regjisorë ndërkombëtarë, drejtorë festivalesh, producentë e gazetarë. Disa nga mysafirët që do të mblidhen në festival këtë verë janë:

Khvan De La Cruz, Želimir Žilnik, Doug Block  (The Kids Grow Up), Francisco Bello (War Don Don), Visa Koiso-Kanttila  (Father to Son), Michael Palmieri (October Country), Chrisitan Frei  (Space Tourist), Tomer Heymann (I shot my love), Jacqueline Zuend  (Goodnight Nobody), Zoran Solomun (War and Love in Kabul), Osnat Trabelsi (producente Jaffa Orange’s Clockwork), Alexander Nanau (The world according to Ion.B.), Jana Touzimska, Karel Strachota (One world in schools) e shumë të tjerë.


kthehu te lista