30 Korrik 2010

Gjithçka gati për DokuFest 2010

Përgatitjet përfundimtarë për edicionin e 9-të të DokuFestit janë në përfundim e sipër.
Dje, të enjten u ndërmor iniciativa e pastrimit të Lumbardhit nga vullnetarët e festivalit. Në qendër të qytetit, në Shadërvan, u instalua DokuShopi, pika ku të gjithë adhuruesit e filmit mund të blejnë bileta, çanta, nallëna dhe suvenirë të festivalit.

U motnuan ekranet në dy kinematë e hapura alternative, në Kino n’Lum dhe në Kino n’Kala. Kampi i festivalit është gati për të gjithë ata që duan të qëndrojnë në Prizren me shatorë.

Nëpër qytetin e Prizrenit valojnë flamujtë e bardhë me mbishkrim të DokuFestit dhe të caqeve që nga nesër do të ketë aktivitete të festivalit: Shfaqja e filmave në Kino në Lum, Kino në Kala, Kino Bahçe, DokuNights, DokuKids, DokuCamp, DokuShop...

DokuFest 2010 do të nisë të shtunën, me 31 korrik, në kinemanë Lumbardhi. Hapja solemne do të mbahet në Kinemanë e Hapur Lumbardhi në orën 20:30 me video performancën e artistit Maksut Vezgishi “Un’ jam send kombëtar”.

Në vijim, po në këtë kinema do të shfaqet filmi “Into Eternity” i Michael Madsen.  Në  Kino n’Lum, në orën 22:15 do të shfaqet filmi “Mbledhësit e Puplave” ku debuton kult aktori me prejardhje nga Prizreni, Bekim Fehmiu.  Ndërkaq Kino n’Kala do të promovohet me filmin “Welcome Europa” të Bruno Ulmer.


kthehu te lista